I dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu është kthyer sërish në vëmendjen e mediave pas kontrolleve që janë ushtruar në burgun e Drenovës rreth 1 javë më parë.
Kontrollet kanë zbuluar lëndë narkotike “kanabis” dhe një telefon mes të dënuarve.
Dyshohet se telefoni i përket Laert Haxhiu, pavarësisht se u gjet në dhomën e një të dënuari me inicialet Xh.L. Kontrollet janë zhvilluar në godinë B të burgut. Në muajin qershor në këtë burg u sekuestruan 4 celularë që përdoreshin nga të dënuarit. Versus.al







