
Policia e Fierit vendosi sot në pranga Alesio Xhixho, 40 vjeç, pasi edhe pse në arrest shtëpie ka kanosur efektin e FNSH-së që e mbante nën mbikqyrje.
Xhelo i cili njihet dhe me emrin Astrit Hasani është një person shumë i kërkuar në Greqi, pasi në qershor të vitit 2019 së bashku me tre shqiptarë të tjerë u arratisën nga një komisariat në Athinë.
Xhelo së bashku me tre bashkëatdhetarët e tij u arratisën pasi morë peng një nga policët e shërbimit. Ata po mbaheshin në pritje të gjykimit për vjedhje.
Më pas ai u arratis nga Greqi, por u kap në Vlorë disa muaj më vonë për armëmbatje pa leje.
“Titi” ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një greku dhe i përfshirë në 8 shkëmbime zjarri me policinë në Greqi, si dhe në dhunimin e gruas se një diplomati të huaj gjatë grabitjes së shtëpisë së tyre dhe në rrëmbimin e një të riu që e liroi pasi mori shumë para nga familja e tij./Versus.al








