Tiranë- Kreu i një grupi kriminal në Turqi është arrestuar në kryeqytetin shqiptar, pasi autoritetet turke kishin lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të .
44 vjeçari Umit Oncu ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje, krijim të organizatës kriminale për falsifikim dokumentesh dhe pengmarrje.
Gjithashtu gjykata e Lartë e Karsiyakës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Turqi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçarit. Versus.al







