
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Hamallaj të Durrësit, ku një person ende i paidentifikuar është plagosur me armë zjarri. Viktima është qëlluar me dy plumba dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Toyota Yaris” dhe është ende në kërkim. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje. /Versus.al







