AKTUALITET /

“Kërcet” arma në Vlorë, plagoset një person (DETAJET)

 Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Orikum të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital. 

Shkruar nga Versus

“Kërcet” arma në Vlorë, plagoset një person

 Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Orikum të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital. 

Të shtënat janë dëgjuar pranë një karburanti në Orikum, teksa Q.B., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 29 vjeçarit S.V.,i cili është dërguar në spital. Siç mësohet konflikti mes dy personave ka nisur për motive të dobëta, derisa ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit. Ndërkohë FNSH është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: