AKTUALITET /

Kërkesa për rikthimin e celularit të sekuestruar, Apeli i GJKKO rrëzon Ajola Xoxën

Shkruar nga Versus
Kërkesa për rikthimin e celularit të sekuestruar, Apeli i GJKKO
Fotomontazh: Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj (në sfond SPAK)

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa për kthimin e celularit të sekuestruar nga SPAK. 

Ditën e djeshme, në banesën e Veliajt në zonën rezidenciale të njohur si "Kodra e Diellit", u zhvilluan kontrolle të tjera nga agjentët e BKH të cilët qëndruan aty për më shumë se 2 orë. 

Më herët GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Xoxës për heqjen e sekuestros së llogarive bankare si dhe të mamasë së saj Valbona Xoxa për heqjen e sekuestros së vilës në Qerret. Ashtu si bashkëshorti i saj, Xoxa po hetohet nën dyshimin se ka kryer 3 vepra penale. Sipas SPAK, nga shumat deri në 850 mijë euro të shpenzuara nga karta bankare e Xoxës, u arrit në dyshimet se duke përdorur qendrën "Harabel", në bashkëpunim me kryebashkiakun Veliaj, ka arritur të përvetësojë fonde publike të bashkisë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: