AKTUALITET /

Kërkohej nga Italia për 3 vepra penale, kapet në Tiranë anëtari i organizatës kriminale! Pritet ekstradimi i tij

Autoritetet vendase po bashkëpunojnë me ato italiane për ekstradimin e 38 vjeçarit.

Shkruar nga B.V

Kërkohej nga Italia për 3 vepra penale, kapet në Tiranë

Tiranë- Një 38 vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për armëmbajtje pa leje, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge, është arrestuar nga policia e kryeqytetit.

Në pranga ka rënë A.F, ndaj të cilit gjykata italiane e Gjenovës i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg për 3 vepra penale.

Ndërkohë, kanë nisur procedurat për ekstradimin e 38 vjeçarit drejt Italisë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: