
Një 41 vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen e dyfishtë të ndodhur 2 javë më parë në Paskuqan, është arrestuar së fundmi në Tiranë.
Më 2 qershor të këtij viti, autori Ylli Murati plagosi me thikë dy persona me inicialet E.Q dhe A.V pas një konflikti çasti që kishte patur me ta tek ura e Paskuqanit.
Gjatë kontrolleve në rrugën “Mine Peza” u zbulua se 41 vjeçari qarkullonte me një automjet luksoz 'Mercedez E Class'. Brenda automjetit, u gjet 1 pistoletë, një thikë, dhjetëra fishekë dhe një sasi kokaine.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

