AKTUALITET /

U dhunua bashkë me gruan, Nika: Autorët u prezantuan si RENEA, më akuzojnë se kam spiunuar për kanabis

Shkruar nga Versus

U dhunua bashkë me gruan, Nika: Autorët u prezantuan si RENEA, më

Skënder Nika, personi që u dhunua me sende të forta ditën e sotme në fshatin Arst të Fushë Arrëzit, ka treguar se autorët i ishin prezantuar si policë.

“Më thanë ndalo policia u ula në tokë. Njeri kishte automatikë, 3-4 të tjerë kishin shkop druri. Ikën nga unë dhe më pas në rrugë gjetën gruan time. Ajo kuptoi se çfarë më ndodhi edhe erdhi të më ndihmojë, por e kapën në rrugë”, tha Nika.

Sipas tij, dhunuesit e akuzojnë se ka spinuar në polici për kanabisin që ishte mbjellë në ato zona. Ai tregoi se edhe djali i tij ishte kërcënuar para 3 ditësh. Versus.al

Poll