AKTUALITET /

Tjetër zjarr masiv në Elbasan, flakë pranë inceneratorit! Ndotje e madhe për banorët

Shkruar nga Versus
Tjetër zjarr masiv në Elbasan, flakë pranë inceneratorit!
Foto nga vendngjarja

Një vatër masive zjarri ka përfshirë zonën pranë fushës së grumbullimit të mbetjeve në afërsi të inceneratorit të Elbasanit. Flakët krijuan shtëllunga të mëdha tymi në ajër duke shkaktuar ndotje në masë.

Banorët e zonës raportojnë se tymi është përhapur në disa lagje të qytetit, duke sjellë shqetësime për cilësinë e ajrit dhe ndikimin në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme respiratore.

Në ajër është përhapur një erë e rëndë dhe mbytëse që ndjehet në pjesën më të madhe të qytetit. Ditën e djeshme, e njëjta situatë u përsërit pasi një zjarr masiv përfshiu një biznesn në territorin e ish-Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. Versus.al

Poll