AKTUALITET /

“Kristian Bala i doli djalit me automatik”/ Çifti nga Puka u dhunua pas denoncimit për parcelat me drogë, zbardhet dëshmia e gruas

Në deklaratën e saj, 51-vjeçarja ka treguar se konflikti mund të ketë nisur tre ditë më parë, pas një përplasjeje mes djalit të saj dhe një personi të identifikuar prej saj si Kristian Bala

Shkruar nga Versus

“Kristian Bala i doli djalit me automatik”/ Çifti nga Puka u

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fushë-Arrëz, ku një çift bashkëshortësh u dhunua brutalisht nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake, 55-vjeçari Skënder Nika po kthehej nga puna në Hidrocentralin e Fierzës, kur është përballur me disa persona që dyshohet se i kishin zënë pritë. Ata e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime të shumta fizike.

Në ndihmë të tij ka dalë bashkëshortja, Bardha Nika, e cila pasi ka dëgjuar britmat e të shoqit, ka tentuar ta shpëtojë. Por edhe ajo është bërë objekt i dhunës së ushtruar nga agresorët.

Në deklaratën e saj, 51-vjeçarja ka treguar se konflikti mund të ketë nisur tre ditë më parë, pas një përplasjeje mes djalit të saj dhe një personi të identifikuar prej saj si Kristian Bala.

“Para tre ditësh Kristian Bala më ka sharë djalin. I ka dalë djalit me automatik. Ka ardhur edhe policia, shefi i Policisë së Pukës ka dalë në bjeshkë”, është shprehur Bardha Nika.

Pas ngjarjes, çifti u transportua me urgjencë në Spitalin e Pukës. Burime mjekësore bëjnë me dije se Skënder Nika ka pësuar dëmtime në brinjë dhe hematoma në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas dëshmisë së tyre, autorët fillimisht janë prezantuar si punonjës policie, ndërsa njëri prej tyre mbante armë zjarri.

Menjëherë pas denoncimit, forcat e policisë kanë zhvilluar kontrolle në zonën e fshatit Ars, ndërsa dyshohet se autorët janë larguar drejt zonës së pyllëzuar Ars-Miliskë.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.Versus.al

Poll