AKTUALITET /

“Vetingu ndikoi në ripërtëritjen e sistemit të drejtësisë", kreu i SPAK: Qytetarët të krijojnë besim

Gjatë ceremonisë përmbyllëse të procesit të vetingut, Braho theksoi se besimi i publikut nuk mund të ndërtohet pa përgjegjshmëri individuale dhe pa standarde të larta integriteti për gjyqtarët dhe prokurorët

Shkruar nga Versus

“Vetingu ndikoi në ripërtëritjen e sistemit të

Kreu i SPAK, Klodian Braho, e ka cilësuar procesin e vetingut si një reformë të domosdoshme që ka ndikuar drejtpërdrejt në ripërtëritjen e sistemit të drejtësisë dhe në rritjen e besimit të qytetarëve tek institucionet e drejtësisë.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse të procesit të vetingut, Braho theksoi se besimi i publikut nuk mund të ndërtohet pa përgjegjshmëri individuale dhe pa standarde të larta integriteti për gjyqtarët dhe prokurorët.

Sipas tij, procesi i rivlerësimit kalimtar ka krijuar filtra të besueshëm për sistemin e drejtësisë, duke garantuar që profesionistët e drejtësisë të përmbushin kriteret e nevojshme për ushtrimin e detyrës.

“Vetingu ndikoi në ripërtëritjen e sistemit të drejtësisë. Gjyqtarët dhe prokurorët tashmë kanë kaluar në filtra të sigurt, që qytetarët të krijojnë besim tek drejtësia”, deklaroi Braho.

Kreu i SPAK vlerësoi gjithashtu rolin e vetingut në forcimin e institucioneve të reja të dala nga reforma në drejtësi, duke theksuar se ato kanë arritur tashmë nivelin e nevojshëm të pjekurisë institucionale.

Ai nënvizoi se sfida e radhës mbetet ruajtja e standardeve të arritura ndër vite, në mënyrë që drejtësia të vazhdojë të përfaqësojë interesin publik me profesionalizëm, integritet dhe paanshmëri.Versus.al

Poll