
Policia e Tiranës ka njoftuar procedim penal për 16 persona të cilët sipas autoriteteve kanë nxitur bllokimin e rrugëve duke marshuar në zona për të cilat nuk është marrë leje në polici.
Konkretisht janë proceduar: A. K., 46 vjeç, L. K., 33 vjeçe dhe A. Ll., 30 vjeçe, E. K., 32 vjeç, A. K., 30 vjeç, T. K., 24 vjeç, M. Y., 22 vjeç, Xh. D., 23 vjeç, S. T., 22 vjeç, I. Xh., 44 vjeç, E. Q., 41 vjeç, E. K., 23 vjeç, A. D., 21 vjeç, S. Gj., 33 vjeç, A. K., 30 vjeç dhe E. L., 21 vjeç.
Sipas policisë, këta persona dyshohet se kanë penguar qarkullimin, kanë prishur qetësinë publike dhe kanë organizuar grumbullime të paligjshme. Njëkohësisht janë shpallur në kërkim E.Q dhe M.C.
Policia thotë se ka dyshime se këta persona kanë nxitur protestuesit që të vijonin tubimin përtej orarit të njoftuar nga organizatorët (18:00-22:00) duke mos respektuar perimetrin e njoftuar për tubimin. Gjithashtu po punohet për të identifikuar edhe persona të tjerë që u bënë thirrje qytetarëve të tjerë që të bashkoheshin me ta në protestë.
Dy ditë më parë u referuan materialet dhe filloi procedimi penal edhe për 19 shtetas të tjerë. Versus.al

