AKTUALITET /

Komisioni i Venecias opinion për pr/ligjin e Financimit të Partive: Ka përmirësim, por nuk parandalon shkeljet

Shkruar nga Versus

Komisioni i Venecias opinion për pr/ligjin e Financimit të Partive: Ka

Komisioni i Venecias ka miratuar një raport lidhur me projektligjin e dërguar nga Shqipëria për shqyrtim lidhur me “Financimin e Partive Politike”. Në opinionin e dhënë, ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë faktin që projektligji është hartuar me pjesëmarrjen e qeverisë, opozitës dhe shoqërisë civile duke theksuar se paraqet përmirësim të dukshëm krahasuar me legjislacionin aktual.

Megjithatë, sipas këtij institucioni, projektligji ka nevojë për konsultime të mëtejshme dhe përmirësime për të adresuar boshllëqet e shfaqura ndër vite. Ndër këto përmirësime duhet të jetë forcimi i kontrollit nga ana e KQZ, krijimi i mekanizmave parandalues për t’u përshtatur me realitetin shqiptar.

Një nga shqetësimet kryesore lidhet me financimin indirekt dhe të fshehtë të partive politike përmes organizatave të lidhura me to, palëve të treta, platformave digjitale, agjencive të komunikimit, shërbimeve në natyrë apo përdorimit të burimeve publike.

Komisioni i Venecias rekomandon gjithashtu harmonizimin e rregullave për financimin e partive me ato të financimit të fushatave zgjedhore, forcimin e kompetencave dhe pavarësisë së KQZ-së në mbikëqyrjen e financimeve politike, si dhe rishikimin e sistemit të sanksioneve për shkeljet e ligjit. Versus.al

Poll