POLITIKË /

U kërcënua nga grupi Bajri? Deputetja Koçeku: Po prekët familjen time, do ju shkatërroj!

Nëpërmjet postimit në rrjetet sociale, Koçeku denoncoi kërcënimet e grupit të Bajrajve ndaj familjarëve të saj.

Shkruar nga Versus
U kërcënua nga grupi Bajri? Deputetja Koçeku: Po prekët
Deputetja Marjana Koçeku, Safet Bajri i cilësuar si 'kreu i grupit Bajri'

Një postim i bërë së fundmi nga deputetja Marjana Koçeku në rrjetet sociale, ka ngritur dyshimet se ajo mund të jetë kërcënuar nga anëtarë të grupit Bajri në Shkodër.

Koçeku paralajmëron grupin e Bajrajve se në rast se familjes së saj i ndodh diçka, do t’i shkatërrojë.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”- shkruan ajo në rrjetet sociale.

Tre ditë më parë, Koçeku dha dorëheqjen nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste duke dalë në krah të protestave masive që zhvillohen në vend prej javësh për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas dorëheqjes, Koçeku u kritikua nga socialistët të cilët i kërkuan të linte mandatin me arsyetimin se nuk e kishte fituar vetë pasi kishte qenë në listën e mbyllur. Koçeku u përgjigj ndaj tyre duke i ftuar të përballen në zgjedhje të parakohshme. Versus.al

Poll