Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e deputetes Monika Kryemadhi për heqjen e masës “detyrim paraqitje” të caktuar nën dyshimin se ka kryer tre vepra penale.
Më herët avokati i saj kishte hequr dorë nga revokimi i masës dhe për këtë arsye edhe GJKKO rrëzoi kërkesën e deputetes.
“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 260 dhe 246/6 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 195, datë 07.04.2025, vendosi:
1. Mospranimin e kërkesës së kërkueses Monika Kryemadhi.
2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 (pesë) ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës”- njofton gjykata.
Kryemadhi akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje dashurie, ndërsa po hetohet për përfshirjen e saj në çështjen “CEZ-DIA” dhe për lobimin në SHBA. Për të njëjtat akuza është arrestuar edhe ish-bashkëshorti i saj, ish-presidenti Ilir Meta i cili prej tetorit të vitit të kaluar mbahet në paraburgim. Versus.al








