
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi urdhrin e sekuestros mbi 3 pasuritë e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj i cili ndodhet në arrati prej korrikut të vitit 2023.
Sa takon vendimit të sotëm të Apelit, bëhet fjalë për një llogari bankare, një depozitë bankare dhe një apartament nën zotërimin e ish-numrit dy të qeverisë Arben Ahmetaj. Ky i fundit po hetohet nga SPAK nën dyshimin se ka kryer tre vepra penale si korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje e të ardhurave.
Në prill, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimet e marra përsa i takon pasurisë së Ahmetajt duke e rikthyer çështjen për rigjykim.
Ish-zv.kryeministri nga arratia ka pretenduar se ndaj tij po bëhet gjyq politik me urdhër të kryeministrit Edi Rama të cilin e ka akuzuar si "kreun e organizatës kriminale" e cila sipas tij ka kapur shtetin shqiptar. Versus.al







