
Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 1 prill seancën për ish-kreun e Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Lalla i cili është në arrati.
Shkak për shtyrjen është bërë mosinformimi i trupës gjyqësore.
Llalla i cili depozitoi rekurs në shkallën e tretë të gjyqsorit ku kerkonte pafajësi, në muajin nëntor të vitit të kaluar, u tërhoq nga kërkesa e tij. Fillimisht do shqyrtohet tërheqja e Llallës nga Rekursi dhe në rast se nuk pranohet, atëherë Gjykata e Lartë do shqyrtojë kërkesën për pafajësi.
GJKKO e dënoi Llallën me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë. Së fundmi ai është shfaqur në takimet që kreu i PD, Sali Berisha ka mbajtur me emigrantët shqiptarë në Romë.
Në shkurt të vitit 2023, Llalla ka fituar azil politik në Romë duke bërë kështu të pamundur ekstradimin e tij si të dënuar për shkak se mban këtë lloj statusi. Versus.al








