AKTUALITET /

Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, gjykata e Lartë merr vendimin për Berishën

Shkruar nga Versus

Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, gjykata e Lartë merr

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj nga ankimi i tij për masën “detyrim paraqitje’.

Vendimi u mor nga gjyqtari Enton Dhimitri. Seanca ishte parashikuar të mbahej të martën, por u shty më 22 prill.

Të njëjtën ditë do të shqyrtohet edhe rekursi i Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi kundër masave të sigurisë "detyrim paraqitje" dhe "arrest shtëpie" që u janë caktuar nën dyshimin se kanë kryer korrupsion dhe pastrim parash në procesin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv 'Partizani', dosje për të cilën të dy janë marrë të pandehur. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: