AKTUALITET /

Kërkoi revokim të masës 'arrest me burg' shtyhet seanca për Erion Veliajn

Avokatët e kryebashkiakut kërkuan kohë të njihen me aktet hetimore dy mujore të përpiluara nga SPAK.

Shkruar nga Versus

Kërkoi revokim të masës 'arrest me burg' shtyhet seanca

Seanca në GJKKO për kërkesën e Erion Veliajt për lirim nga qelia, u shty për datën 23 prill. Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokatëve për t'u njohur me aktet hetimore 2 mujore. 

Gjyqtari i posaçëm që shqyrton kërkesën e Veliajt është Erjon Bani, i njëjti që më 12 prill i konfirmoi masën e arrestit me burg. Tashmë Veliaj mbahet prej 2 muajsh në paraburgimin e Durrësit nën dyshimin se ka kryer veprat penale të korrupsionit pasiv në 9 raste dhe pastrimit të parave. 

 

Sot u paraqitën në SPAK për dosjen e Veliajt edhe Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule që mbahet në arrest shtëpie si dhe vetë biznesmeni për t'u njohur me aktet hetimore të SPAK.

Vendimi i Apelit të Posaçëm ku iu rrëzua kërkesa për lirim, u zbardh pak ditë më parë, ndërsa avokatët e kryebashkiakut do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar masën e sigurisë dhe hetimin e nisur nga SPAK duke e cilësuar të paligjshëm pasi bazohet në një kallëzim anonim.

Ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa u caktua masa “detyrim paraqitje” për shkak se ka për t’u kujdesur për djalin e mitur. Ndryshim mase sigurie pati edhe ndaj biznesmenit Elman Abule i cili nga ‘arrest me burg’ u la në ‘arrest shtëpie. Pesë biznesmenët e tjerë Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Sokol Kryeziu janë kufizuar me masën “detyrim paraqitje”. Të gjithë dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme të ngritur nga Veliaj për të përvetësuar fonde nga bashkia e Tiranës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: