AKTUALITET /

I shoqëruar nga polici, biznesmeni Elman Abule lë ‘arrestin shtëpiak’ për të shkuar në SPAK

Shkruar nga Versus

I shoqëruar nga polici, biznesmeni Elman Abule lë ‘arrestin

Biznesmeni Elman Abule ndaj të cilit GJKKO ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ nën dyshimin se është i përfshirë në skemën e ngritur nga Veliaj dhe bashkëshortja e tij për përvetësimin e fondeve publike, është paraqitur sot në SPAK.

I shoqëruar nga një polic, Abule hyri në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku do njihet me informacionin e grumbulluar nga hetimet 2 mujore prej se ndaj tij u caktua masë sigurie.

Më herët gjatë ditës së sotme në SPAK u paraqit edhe bashkëshortja e tij Marisa Nito e cila prej orësh po merret në pyetje. Për herë të parë ajo u pyet më 8 janar të këtij viti, kur SPAK ende nuk kishte lëshuar asnjë masë sigurie. Abule dhe gruaja e tij po hetohen si pjesë e dosjes hetimore të hapur ndaj kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ndaj të cilit rëndojnë akuzat për veprat penale korrupsion pasiv në 9 raste dhe pastrim parash. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: