Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule i cili ndodhet në arrest shtëpie për dosjen e Veliajt, u paraqit mëngjesin e sotëm në SPAK.
Kjo është hera e dytë që Nito paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku në janar u pyet përmbi 4 orë.
Sipas hetimeve të deritanishme, janë zbardhur komunikime të sipërmarrëses Nito dhe bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxës, ku evidentohet një marrëdhënie tregtare krahas asaj të paraqitur si miqësore mes bashkëshorteve të biznesmenit Elman Abule dhe kryebashkiakut të Tiranës. Versus.al








