AKTUALITET /

“Kontrollet ndaj meje, antiligjore”, Kushtetuesja kalon në seancë kërkesën e Ajola Xoxës për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO

Pritet që SPAK të paraqesë me shkrim parashkrimet e veta si palë në këtë proces.

Shkruar nga Versus
“Kontrollet ndaj meje, antiligjore”, Kushtetuesja kalon në
Ajola Xoxa

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të kalojë në seancë kërkesën e bërë nga Ajola Xoxës, bashkëshortja e Erion Veliajt e cila ka kërkuar shfuqizimin e 3 vendimeve të gjykatave për masën e sigurisë ndaj saj, kontrollet dhe sekuestrimin e sendeve personale.

Xoxa pretendon se kontrollet dhe sekuestrot e bëra, janë antiligjore. Palë në këtë proces është edhe SPAK si organi i akuzës.

Gjykata e Posaçme fillimisht caktoi arrest shtëpie më pas detyrim paraqitje për Xoxën, ndërsa një muaj më parë të gjitha masat u shfuqizuan për shkak të shtatzanisë së saj. 

Sipas SPAK, Xoxa dhe Veliaj kishin ngritur një skemë të përfitimit të parave publike nga bashkia e Tiranës nëpërmjet së cilës biznesmenë të cilët fitonin tendera nga bashkia, bënin donacione për organizatën e bashkëshortes së kryebashkiakut. Pavarësisht shuarjes së masës së sigurisë, gjykata nuk ka pranuar kërkesën e Xoxës për kthimin e sendeve personale të sekuestruara në kuadër të hetimeve. Versus.al

Poll