
Prindërit e Eraldo Xhejos, 14 vjeçarit që u vra nga një tjetër bashkëmoshatar në Maliq të Korçës në gusht të këtij viti kanë folur për ngjarjen e rëndë.
Babai i Eraldos, Edi Xhejo tregoi se si ndodhi ngjarja tragjike dhe vë në dukje se as avokati por as ata vetë nuk kanë marr përgjigje për ecurinë e çështjes gjyqësore.
Edi Xhejo i kërkon gjyqtares së çështjes që vrasësi i djalit të tij të mos qëndrojë akoma i lirë por të marri dënimin që meriton sipas ligjit.
“Ne jemi prindërit e Eraldo Xhejo. Në Pirg kishte vajtur me shokët për t’u qethur, duke zbritur poshtë kishte takuar autorin. Mesa di unë, më duket se ishin zënë një vit më parë, por nuk ishim në dijeni, atje kishin qëndruar për sqarim. Autori nxori thikën dhe e goditi.
Atë ditë që ndodhi krimi, kur u bë gjyqi, njëri nga autorët kryesor që ishte me vrasësin kishte qenë atje dhe nuk e parandaloi. Ishte në makinë. Flori Çela. Kur u bë gjyqi, e nxorën arrest shtëpie që atë ditë.
Xhaxhai dhe i ati i vrasësit, fshehën thikën, autorin. Mesa di unë, e lanë edhe thikën nga gjaku që mos ngeleshin shenja. Para disa ditësh mësuam se i kanë liruar. Vrasja e dytë që i bëhet djalit. Deri dje kisha besim në drejtësi, e kam hequr atë besim, folëm me prokuroren, u liruan sepse bënë ankimim.
Babai dhe xhaxhai dolën nga Apeli. Kërkojmë drejtësi. Drejtësi sepse nuk e di ajo gjyqtarja, përse i ka liruar. Kemi folur edhe me avokatin, as ai nuk ka marrë përgjigje. Gjykatësit apo prokurorët, bënë një kërkesë dhe vajtën në Apel. Nuk e di gjyqtarja që i la të lirë, nuk e di nëse i ka parë fotot e djalit tim dhe të autorit. Si mund të lërë prindin e xhaxhain të lirë? Si rrisnin djalë me tatuazh me armë në krah? Me thikë në krah? Nuk e di a i pa gjyqtarja këto”, ka deklaruar babai i 14-vjeçarit.
Ndërkaq, Albina Xhejo nëna e Eraldos është shprehur se tashmë e vetmja gjë që ka ngelur është të vihet drejtësia në vend. Ajo thekson se ndihen të frikësuar për mënyrën sesi gjërat po ecin lidhur me këtë çështje, kjo nisur dhe nga lirimi i autorit dhe bashkëpunëtorëve në këtë ngjarje.
“Ndihem e shkatërruar. Të shkatërruar më shumë se ç’ishim. Gjykata liroi dhe ndjen keqardhje për ata e nuk mendojnë për një fëmijë që iku? Edhe djali i madh ndien mungesën e vëllait. Kërkoj drejtësinë, i vetmi ngushëllim për ne, pavarësisht se Eraldi jonë nuk kthehet më, e vetmja ngushëllim është drejtësia. Nuk mund të rrijë xhaxhai dhe babai i autorit si pa te keq ne shtëpi. Deri tani nuk kishim fuqi të flisnim por duke parë gjërat si po ecin, nga kjo e morëm mundimin të flasim. E kemi frikën se gjërat mund të mos shkojnë siç duhet. Ata duhet të ishin brenda tani dhe jo në shtëpi.
Gjykatësja të vendosë drejtësi me dorën në zemër, të mendojë si për fëmijët dhe nipërinjte e tyre, mund të thonë edukoni fëmijët që mos arrini në këtë ditë por sot po e pësojnë fëmijët që janë të edukuar dhe të pafajshëm. Fëmijët e edukuar po e pësojnë nga fëmijët e atillë siç ishte Enedio Guri. Siç ishte Eraldi jonë”, shprehet Albina Xhejo.
Eraldo Xhejo ngeli i vrarë nga një tjetër 14 vjeçar në fshatin Pirg të bashkisë Maliq, pasi Enedio Guri e goditi për vdekje me thikë. Bashkë me autorin e krimit, u arrestuan atë kohë edhe babai dhe xhaxhai i këtij krimi si bashkëpunëtorë të ngjarjes.
Para dy javësh gjykata e Apelit në Tiranë liroi nga burgu babain dhe xhaxhain e Enedio Guri, duke i çuar në arrest shtëpie.

