AKTUALITET /

Nuk do të ketë qetësi për trafikantët, Altin Dumani marrëveshje me prokurorët e vendeve të Amerikës Latine

Shkruar nga Versus

Nuk do të ketë qetësi për trafikantët, Altin Dumani

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe prokurorja Dorina Bejko morën pjesë në një takim të nivelit të lartë të prokurorëve nga katër vende të Ballkanit Perëndimor dhe 11 vende të Amerikës Latine, i zhvilluar në selinë e EUROJUST-it në Hagë.

Dumani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me agjensitë partnere dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit:

“SPAK ka kaluar nga një agjenci që kryesisht merrte informacion, në një institucion që furnizon partnerët ndërkombëtarë me të dhëna të verifikuara dhe operacionale, duke u shndërruar në një kontribues të vërtetë të sigurisë.”

Gjatë këtij organizimi kreu i SPAK zhvilloi takime bilaterale me homologët e Paraguajit, Perusë, Kilit, Brazilit, Kolumbisë, Republikës Domenikane dhe Ekuadorit. Gjithashtu, SPAK nënshkroi pesë memorandume mirëkuptimi me prokuroritë e Brazilit, Kilit, Kolumbisë, Republikës Domenikane dhe Paraguajit.

Marrëveshja do të ketë në fokus bashkëpunimin dhe luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht trafikut të lëndëve narkotike.

Në Amerikën Latine shumë grupe shqiptare ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal ku eksportojnë tonelata me kokainë drejt europës.

Nuk do të ketë qetësi për trafikantët, Altin Dumani

Poll