Ilir Panda është caktuar relator i rekursit të bërë nga ish-çifti i bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kundër masave të Gjykatës së Posaçme.
Avokati i Metës, Genc Gjokutaj është shprehur më herët se çështja do të shkojë deri në gjykatën e Strasburgut nëse nuk gjendet drejtësi në gjykatat e vendit.
Njëjtë është shprehur edhe Monika Kryemadhi të cilës Apeli i GJKKO i hoqi sekuestron për njërën prej vilave të sekuestruara në pronësi të nënës së saj e cila gjithashtu po hetohet si pjesë e procesit për hetimin pasuror ndaj ish-çiftit të politikanëve.
Ilir Meta u arrestua në 21 tetor të 2024-ës teksa hynte në Tiranë i shoqëruar nga Artemis Peca, sekretar organizativ i Partisë së Lirisë. Momenti i arrestimit të tij u pasqyrua edhe në mediat ndërkombëtare për shkak të dhunës së përdorur nga efektivëve ndaj ish-presidentit.
Në nëntor të vitit të kaluar Apeli i GJKKO la në fuqi masën e arrestit për Ilir Metën dhe “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin. Të dy akuzohen për 3 vepra penale të pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe korrupsionit. Versus.al







