AKTUALITET /

'Kështu e pësojnë të gjithë ata që hynë në familje', publikohet VIDEO që efektivi Goxhara i bëri Lorenc Kostës pas plagosjes

Në video dëgjohet efektivi teksa përdor një gjuhë shumë të rëndë ndaj drejtorit të ERE duke i thënë se kjo është ajo që meritojnë të gjithë ata që hyjnë në familjen e të tjerëve

Shkruar nga M.H
'Kështu e pësojnë të gjithë ata që hynë
Lorenc Kosta i shtrirë në tokë pas plagosjes

Versus ka siguruar videon e ngjarjes së rëndë të ndodhur më 19 gusht në Tiranë, ku efektivi i policisë, Erjon Goxhara plagosi rëndë me armë zjarri shtetasin Lorenc Kosta, pasi ky i fundit kishte krijuar raport intim me bashkëshorten e tij.

Në video dëgjohet efektivi teksa përdor një gjuhë shumë të rëndë ndaj drejtorit të ERE duke i thënë se kjo është ajo që meritojnë të gjithë ata që hyjnë në familjen e të tjerëve.

Goxhara akuzoi të plagosurin se po i mbante peng gruan prej 4 vitesh dhe po i hante paratë e familjes.

Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje! Ti të më mbash mua peng nusen për katër vjet, t’i hash lekët? Nuk e ha dot ti djersën e familjes time o k*rvë, nuk hyn dot ti në familjen time”, dëgjohet të thotë efektivi.

Siç është bërë me dije edhe më parë videoja është bëre pas plagosjes dhe autori ia dërgoi menjëherë kunatit të tij, Marsel Seferi, efektiv i Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit.

Pas 2 ditësh arratie, efektivi u vetëdorëzua më datë 21 gusht në polici duke deklaruar se qëllimi i tij nuk ishte që ta vriste Lorenc Kostën.

Ndërsa Gjykata ekzekutoi për Goxharën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘Vrasje me  paramendim e mbetur në tentativë’.

Kujdes pamje të rënda 

 / Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: