AKTUALITET /

Kishte ardhur për turizëm dentar, gjendet i pajetë shtetasi gjerman në Fier

Sipas burimeve paraprake policore, i moshuari rreth 80 vjeç dhe prej tre ditësh nuk kishte kontakte me familjarët, të cilët të alarmuar kanë njoftuar policinë.

Shkruar nga Versus
Kishte ardhur për turizëm dentar, gjendet i pajetë shtetasi
Pamje nga vendngjarja

Një shtetas gjerman është gjetur i pajetë në banesën e marrë me qira në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Fier.

Sipas burimeve paraprake policore, i moshuari rreth 80 vjeç dhe prej tre ditësh nuk kishte kontakte me familjarët, të cilët të alarmuar kanë njoftuar policinë.

Shtetasi Detlef Fertig ndodhej në Fier prej 15 ditësh për turizëm dentar. Nga kqyrja paraprake e trupit i moshuari nuk ka shenja dhune, ç’ka mendohet që vdekja mund të ketë qënë natyrale.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në një banesë të marrë me qira, shtetasi gjerman D. F., rreth 80 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Versus.al

Poll