AKTUALITET /

Grushta, të shara dhe ulërima/ Përshkallëzon situata në Rrjoll, banorët përplasen me policinë (VIDEO)

Tensionet vijojnë në Rrjoll, ku banorët protestojnë kundër ndërtimit të resortit Blue Borgo të biznesmenit Bashkim Ulaj, duke e cilësuar projektin cenim të pronave të tyre. Gjatë përplasjeve me forcat e Policia e Shkodrës janë shoqëruar gjashtë persona, ndërsa një protestues ka mbetur i lënduar, teksa situata mbetet e tensionuar.

Shkruar nga Versus
Grushta, të shara dhe ulërima/ Përshkallëzon situata në
Pamje nga protesta

Banorët e zonës së Rrjollit kanë vijuar edhe sot protestën pranë kantierit ku po ndërtohet resorti turistik “Blue Borgo”, projekt i ndërtuesit Bashkim Ulajt, duke kundërshtuar investimin që sipas tyre cenon pronat dhe të drejtat e komunitetit lokal.

Gjatë ditës janë shënuar sërish tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, të pranishme në terren për të garantuar mbarëvajtjen e punimeve dhe rendin publik.

Banorët pretendojnë se ndaj tyre është ushtruar dhunë dhe akuzojnë institucionet shtetërore se po mbrojnë, sipas tyre, “zaptuesit e pronave”.

Gjashtë persona janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa një prej tyre raportohet se është lënduar në dorë.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do ta vazhdojnë kundërshtimin deri në pezullimin e punimeve, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll