AKTUALITET /

Dyshohet se vuri jahtin në emrin e saj, SPAK thërret vartësen e Ermal Beqirit

SPAK vijon hetimet për pasuri të dyshuara si të lidhura me korrupsion dhe grup kriminal në kuadër të dosjes “AKSHI”.

Shkruar nga Versus
Dyshohet se vuri jahtin në emrin e saj, SPAK thërret vartësen e
Xhenila Tamizi/ Xhenila Tamizi në SPAK

Hetimet për pasuritë dhe dyshimet për afera korruptive dhe përfshirje në grup kriminal brenda dosjes “AKSHI” po vijojnë me intensitet.

Këtë të enjte, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur për deklarime Xhenila Tamizin, e cila rezulton vartëse e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri.

Sipas hetimeve, Beqiri dyshohet se ka regjistruar në emër të Tamizit pronësinë e një jahti luksoz, i cili mendohet të jetë pjesë e pasurive të përdorura për të fshehur origjinën reale të pronësisë.

Jahti është bllokuar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet i ankoruar në portin e Durrës, në pritje të përfundimit të verifikimeve dhe procedurave ligjore.

Hetimet janë fokusuar në gjurmimin e pasurive dhe dokumentimin e rolit të të përfshirëve në këtë skemë të dyshuar./Versus.al

Poll