AKTUALITET /

"Kjo plagë nuk mbyllet kurrë", babai i Ilaria Sulës flet për humbjen e së bijës

Flamur Sula, babai i Ilaria Sulës – 22-vjeçares shqiptare të vrarë nga ish-partneri i saj – ka shprehur publikisht dhimbjen e pamasë që familja po përjeton, duke theksuar se kjo plagë është e hapur dhe vetëm thellohet çdo ditë që kalon.

Shkruar nga Versus

 

"Kjo plagë nuk mbyllet kurrë", babai i Ilaria Sulës

Flamur Sula, babai i Ilaria Sulës – 22-vjeçares shqiptare të vrarë nga ish-partneri i saj – ka shprehur publikisht dhimbjen e pamasë që familja po përjeton, duke theksuar se kjo plagë është e hapur dhe vetëm thellohet çdo ditë që kalon.

“Dhimbja nuk është zbutur, përkundrazi, rritet çdo ditë. Kjo plagë nuk do të mbyllet kurrë për familjen time,” – u shpreh ai në një intervistë për mediat italiane.

Flamur Sula tregoi se, përtej trishtimit të pafund, ai është i vendosur të kërkojë drejtësi për të bijën, duke ndjekur çdo hap të procesit deri në fund.

“Do t’i shkoj deri në fund kësaj ngjarjeje. Nuk do të ndalem derisa të marr drejtësi për Ilarian. Vajza ime nuk mund të kthehet më, por zëri i saj nuk duhet të shuhet,” – tha ai.

Ngjarja e rëndë, që ka tronditur jo vetëm komunitetin shqiptar në Itali por edhe opinionin publik më gjerë, është bërë simbol i një thirrjeje të re për mbrojtjen e grave dhe ndëshkimin maksimal të dhunës me bazë gjinore. /Versus.al/

Poll