AKTUALITET /

“Konflikti me Ramën dhe zv.kryeministrin”, Dervishaj-Ndojës për atentatin ndaj tij: Se mos më ka porositur Braçja?

Duke qenë se Rama dhe asokohe zëvendësi i tij Erion Braçe e akuzuan prokurorin për lidhje me bandat, Dervishaj e pyeti me ironi Arjan Ndojën se mos mendonte se ai ishte porositur nga Braçe për të kryer krimin.

Shkruar nga Versus
“Konflikti me Ramën dhe zv.kryeministrin”,
Vendi ku ndodhi atentati dhe ish-prokurori Arjan Ndoja

Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në GJKKO ndaj ish-anëtarëve të bandës së Durrësit Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe që akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ky i fundit ka dhënë disa detaje të tjera për dyshimet që ka patur.

Dervishaj tha se nëse do të kishte patur konflikt me Ndojën nuk do ta kishte falur. Ndërsa Ndoja tha se kishte dyshime se e gjithë ngjarja ishte intrigë nga persona të tjerë për ta futur atë në konflikt me Dervishajn e Meçen dhe këta të fundit të arrestoheshin.

Mes të tjerash Dervishaj e pyeti Ndojën nëse kishte dëgjuar nga dikush se ai e kishte porositur atentatin dhe mes të tjerash përmendi edhe emrin e Erion Braçes, asokohe zv.kryeministër i cili e akuzonte prokurorin Ndoja për lidhje me bandat kriminale.

Pjesë nga seanca gjyqësore:  

Dervishaj: A mendon që ti të kesh gisht ke atentati im ta fal unë ty? Që ndodhi 4 muaj para tëndit. Jo ti po kushdo qofsh mendon qe ta fal unë ty?

Arjan Ndoja: Dyshoj se dikush më ka futur në konflikt mua dhe personat e tjerë. Ai qe ka bërë këtë gjë ka dashur të beje emër dhe të pastrojë territorin. U godit prokurori, jo Arjan Ndoja se une ja ku jam sot. Me Genc Malokun dhe Pëllumb Muharremin kam komunikuar pas ngjarjes. Malokun vazhdoj e takoj.

Ndoja: Kam takuar babain e Julian Meces. Më ka ardhur nje leter që ishte Julian Meçe. S’të kam bërë gjë. I kam thënë largoje djalin se ato që e kanë bere herën e parë do ta vrasin djalin. Se kjo është intrigë e dikujt. Një djalë ke merre largoje. Djali jot i kam thënë është ushtar.

Raporti me Pëllumb Muharremin:

Ndoja: E kam njohur në vitin 2005 kam qenë avokat ishte plagos me thikë ky shtetas. Marrëdhëniet i kam pasur të vazhdueshme deri para 5 vitesh kur ndodhi ngjarja.

Avokati Dervishajt: Është gjetur një dosje hetimore e pronave në Hamallaj e vjedhur në postën e Durrësit në makinën tuaj në bagazhin e mjetit. Çështje penale për falsifikimin e pronave. Cfarë dijenie keni?

Ndoja: Dosja ne makine nuk ishte e imja, por e një avokati që i kisha shitur makinën që kisha tip Tiguan. Nuk është dosje e vjedhur dhe nuk më perket mua.

Plaurent Dervishaj: Tha që nuk ka pasur konflikt mua. Permende vetëm konfliktin me kryeministrin dhe zv.kryeministrin. A ke dëgjuar nga dikush që porositesi jam unë? The që kam pas konflikt me Erion Bracen? A e ke atentatin politik apo personal? Se mos më ka porositur Erion Braçe?

Më 3 tetor të 2019-ës, nga salla e Kuvendit Rama foli për pasurinë e ish-prokurorit duke ngritur dyshimet sesi ende nuk është vënë nën hetim dhe jo thjesht vetting për pushim nga puna. Ai nuk përmendi emrin, por ditë më pas zëvendësi i tij Erion Braçe doli duke përmendur edhe emrin e Ndojës dhe duke e akuzuar këtë të fundit si të lidhur me banda kriminale. Versus.al

Poll