AKTUALITET /

“Kujt i kam borxh?”, Arjan Ndoja për atentatin që iu bë në 2019-ën: Plarentin e kam takuar një herë, Meçen s’e njoh

Ish-prokurori mohon që të ketë patur konflikte me ndonjë person.

Shkruar nga Versus
“Kujt i kam borxh?”, Arjan Ndoja për atentatin që iu
Dy ish-anëtarët e bandës së Durrësit Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe! Ish-prokurori Arjan Ndoja

Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme ku po dëshmoi lidhur me atentatin që u bë ndaj tij në mbikalimin e Shkozetit në 2019-ën. Për ngjarjen, janë të pandehur Plaurent Dervishaj i dyshuar si porositës dhe Julian Meçe i dyshuar si autor.

Të dy ish-anëtarët e bandës së Durrësit u ekstraduan nga Dubai dhe aktualisht po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj tyre. Arjan Ndoja tha se nuk kishte patur konflikte me autorët e dyshuar dhe se donte të dinte arsyen përse i ishte bërë atentat.

Dëshmia e Arjan Ndojës:

Në 2019 kam banuar më Tiranë. Në punë kam qenë në Durrës. Në gusht të 2019 kam banuar në Shëngjin, pjesën tjetër në Tiranë. Kemi pasur një mercedes benz në përdorim si familje. Ajo ka qenë në emër të gruas. Në tetor 2019 këtë makinë e drejtonte Andi Maloku pasi e punësova unë. Ai ka qendruar me mua rreth 1 muaj, sepse e kisha në provë.

Pëevec ngjarjes 1 nëntor 2019 dhe një situatë tjetër për shkak të punës ku kanë reaguar zv kryeministri etj, s’kam pasur tjetër problem. Ditën e atentatit kam dal si çdo ditë në orën 7 dhe në 8 kam qenë në Durrës, direlt më zyrë. Në orën 12 e gjysmë dola pas një telefonate te restoranr Koral për drekë me disa miq. Unë kam shkuar aty me mjetin tim. Në drekë ka qenë Aleksandër Laho, unë e njoh si Pëllumb Muhareemi, pasi e kam njohur kur isha avokat. Ka qenë Enver Shaba. Në drekë kemi ndenjur 2 orë e gjysmë 3. Kur dolëm, Pëllumb Muharremi kishte një makinë dhe kemi ikur bashkë pasi bëra muhabet. Makina ka qenë e parkuar para lokalit, e dukshme.

Drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, unë kam qenë në vendin e parë dhe pas Pëllumb Muharremi. Në dalje të lokalit ka pasur persona, ne kemi qenë 4 veta duke bërë muhabet, kalonin njerëz por nuk me ka ngel ndonjë ne mendje nga ata që kalonin aty. Nga ura Dajlanit, kemi ik në mbikalim, kemi vazhduar rrugën, sa kemi kaluar karburantin nisën të shtënat, në fillim se kam kuptuar. Plumbat fillimisht vinin nga pas dhe ka qëlluar në distancë. Nuk kemi arritur ta shohim makinën. Të shtënat kanë qenë të diferëncuara, me plumb tek dhe jo vetëm, por jo në breshëri. Kanë qenë dy armë. Vetëm në sediljen time kanë qenë 13 predha. Të shtënat kanë zgjatur rreth 10 sekonda.

Pas të shtënave u ul shpejtësia nga i ndjeri dhe dolëm nga rruga. Unë tentova të dal nga makina humba ndjenjat nga një plagë dhe më pas u zgjova dhe me cuan në spital. Të tre u plagosëm. Personi që kishte pas mori plag. Shoferi, i ndjeri kishte një plumb pas në shpinë. Mori në telefon të atin, filloi të dal nga makina dhe ndjeu që ishte rëndë.  Unë nuk kam dijeni kush më ka qëlluar dhe nuk kam pasur problem dhe siklet me asnjë njëri. Unë kam pasur vetëm një problem deklaratat e dy politikanëvë në atë kohë.

Të pandehurit në këtë gjykim nuk i njoh, vetëm njëherë e kam parë fizimisht Plaurentin, ndërsa të atin e Julian Meçes e njoh kam respekt por Julianin nuk e njoh.

Unë nuk di arsye pse këta e kanë bërë. Vetëm ca kam lexuar në media. Mua më intereson arsye pse u bë ky atentat. Se duket si cudi, por unë s’kam pasur asnjë problematikë, asnjë shkak të besoj që dikush do më bente atentat. Edhe 6 vite pas atij atentati unë nuk e kuptoj pse ka ndodhur. Versus.al

Poll