AKTUALITET /

Konsumimi i tepruar mund të shkaktojë kancer dhe sëmundje zemre! Alarm për prindërit: Ëmbëlsira të njohura përmbajnë nivele toksike arseniku

Një studim i fundit tregon se disa nga ëmbëlsirat më të preferuara nga fëmijët, përfshirë Snickers, KitKat dhe Skittles, përmbajnë nivele të larta arseniku, që mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore. Ekspertët rekomandojnë kufizimin e konsumit dhe sugjerojnë alternativa të sigurta si M&Ms dhe Twix.

Shkruar nga Versus
Konsumimi i tepruar mund të shkaktojë kancer dhe sëmundje zemre!
Foto ilustruese

Një studim i fundit i organizatës Healthy Florida First ka treguar se disa ëmbëlsira të paketuara, përfshirë karamele, çokollata dhe produkte të tjera të preferuara nga fëmijët, përmbajnë nivele të larta arseniku, që studiuesit i konsiderojnë toksike.

Nga 48 produkte të testuara, 28 rezultuan të përmbajnë këtë substancë.

Lajmi shqetësues është se disa nga këto produkte importohen edhe në Shqipëri.

FDA sqaron se arseniku mund të gjendet natyrshëm në ushqim, për shkak të vendit ku janë rritur ose përpunuar, por ekspozimi afatgjatë mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, duke përfshirë disa lloje të kancerit, sëmundje të zemrës, probleme të lëkurës dhe efekte neurologjike, sidomos tek gratë shtatzëna.

Në listën e ëmbëlsirave të prekura janë marka të njohura si Snickers, KitKat, Skittles, Trolli Sour, si dhe disa produkte që në gjuhën e përditshme quhen “Haribo”, por që u përkasin markave të ndryshme.

Studimi ofron edhe një tabelë me nivelet e toksicitetit dhe sasinë e lejuar për konsum brenda një viti pa rrezik për shëndetin. Për shembull:

Skittles: Niveli i toksicitetit arrin 370; fëmijët mund të konsumojnë vetëm 48 karamele në vit, ndërsa të rriturit deri në 120 karamele (nëse një karamele peshon 1.4 gramë).

Snickers: Fëmijët mund të konsumojnë vetëm 2 çokollata të plota dhe pak më shumë se gjysma e një të tretë brenda vitit, ndërsa të rriturit deri në 9 çokollata; niveli i toksicitetit është 350.

KitKat: Fëmijët mund të konsumojnë sasinë e njëjtë si Snickers, ndërsa të rriturit deri në 6 çokollata.

Megjithatë, ka alternativa të sigurta që nuk përmbajnë arsenik, si M&Ms dhe Twix, të cilat mund të konsumohen pa shqetësime./Versus.al

Konsumimi i tepruar mund të shkaktojë kancer dhe sëmundje zemre!

Konsumimi i tepruar mund të shkaktojë kancer dhe sëmundje zemre!

Konsumimi i tepruar mund të shkaktojë kancer dhe sëmundje zemre!

Konsumimi i tepruar mund të shkaktojë kancer dhe sëmundje zemre!

Konsumimi i tepruar mund të shkaktojë kancer dhe sëmundje zemre!

Konsumimi i tepruar mund të shkaktojë kancer dhe sëmundje zemre!

Konsumimi i tepruar mund të shkaktojë kancer dhe sëmundje zemre!

Konsumimi i tepruar mund të shkaktojë kancer dhe sëmundje zemre!

 

Tags:

arsenik

Poll