Dy automjete janë shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil. Mjetet ishin të parkuara oborrin e banesës së biznesmenit Rexhep Korbi dhe ky i fundit i kishte në pronësi.
Korbi është gjithashtu pronar i një restoranti dhe një plazhi në bregdetin e Ksamilit.
Ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërkohë që policia ka nisur hetimet. Paraprakisht po hetohet në pistën e konfliktit të pronësisë. Versus.al

