AKTUALITET /

Shfrytëzonin gruan azere për pr*stitucion, arrestohen 2 persona në Tiranë

Shkruar nga Versus

Shfrytëzonin gruan azere për pr*stitucion, arrestohen 2 persona

Policia ka arrestuar dy persona të identifikuar si R. F., 20 vjeç dhe A. S., 39 vjeç në Tiranë. Mësohet se këta dy persona në bashkëpunim me njëri tjetrin prej kohësh shfrytëzonin për prostitucion një grua nga Azerbajxhani.

Kjo e fundit e ushtronte veprimtarinë e paligjshme në një apartament të marrë me qira në rrugën ‘’Mihal Guri’’. Ndaj saj nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Në kuadër të provës materiale u sekuestruan një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 4 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll