AKTUALITET /

Pashollari përleshet fizikisht me autorin, dalin pamjet e vr*sjes me thikë në Tiranë

Shkruar nga Versus

Pashollari përleshet fizikisht me autorin, dalin pamjet e vr*sjes me

Pamjet e publikuara në media tregojnë momentin kur ndodh përleshja fizike mes viktimës Egli Pashollari, 31 vjeç dhe autorit Gazment Buçpapa në Tiranë.

Siç shihet edhe nga pamjet, duket momenti kur Buçpapa e godet disa herë me thikë pas kurrizit të ndjerin. Pashollari fillimisht shihet se është në gjendje të qëndrojë në këmbë, teksa shikon autorin, vëllain dhe gruan e tij duke u larguar.

Ndërsa më pas personat e pranishëm e kanë transportuar me makinën e tij drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Sherri mes autorit dhe viktimës ndodhi pasi Buçpapa i kishte rënë borisë për t'i hapur rrugën, ndërsa Pashollari kishte dalë nga mjeti dhe e kishte ofenduar. Sherri mes tyre degradoi deri në përdorimin e thikës. Versus.al

Poll