AKTUALITET /

Kreu i SPAK pyetet për takimin e Arubas, Braho: Nuk lëmë prova “në gjumë”, të gjithë janë të barabartë para ligjit

Kreu i SPAK theksoi se për këtë strukturë të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit dhe se hetimet zhvillohen pavarësisht emrit apo pozicionit të personave të përfshirë.

Shkruar nga Versus

Kreu i SPAK pyetet për takimin e Arubas, Braho: Nuk lëmë prova

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka raportuar në Komisionin për Nismat Qytetare në Kuvend, ku ka dhënë detaje mbi punën e Strukturës së Posaçme, hetimet për krimet zgjedhore dhe akuzat për standard të dyfishtë ne rastin e dosjes se Arubas.

Gjatë raportimit, deputeti demokrat Ivi Kaso ngriti pyetje lidhur me hetimet e SPAK dhe pretendimet për ndikim politik apo standard të dyfishtë në çështjet e ndjekura nga institucioni.

Kaso i kërkoi kreut të SPAK, Klodian Braho që të tregojë se kush janë politikanët që kanë marrë pjesë në takimin e Arubës por Braho refuzoi të komentojë gjatë, duke thënë se është çështje në hetim.

"Kush janë politikanët shqiptarë që kanë qenë në takimin e Arubës, kanë pasur mandatin e kryeministrit, për të ndarë Shqipërinë në copa për pastrimin e parave? Ju shqetëson juve ky fakt që ka rrjedhur kjo dosje.

A mendoni se keni detyrimin për t’iu përgjigjur publikut, se kush kanë qenë këta politikanë në Aruba. I majtë ose i djathtë, me ose pa mandatin e kryeministrit në xhep. Kryeministri kur i është referuar kësaj çështje, ka thënë le ti nxjerrë ujin e zi SPAK falsifikimin e pronave në bregdet. Praktikisht ju ka thënë inversioni sa të doni, por vetëm falsifikimit të pronave në bregdet, as kush ka shkuar nga qeveria, as çfarë ka premtuat dhe ka marrë perisper qeveria.

As kush janë përfituesit fundorë. Ju pengon ky prononcim publik dhje kjo sjellje publike e politikës që ka në dorë agjencitë e tjera që duhet të bashkëpunojmë me ju", tha Kaso.

"Është çështje në hetim, por nuk mund të ndodhë në SPAK që të ketë një provë dhe ajo të lihet aty në gjumë dhe të mos reagohet", tha Braho.

Kreu i SPAK theksoi se për këtë strukturë të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit dhe se hetimet zhvillohen pavarësisht emrit apo pozicionit të personave të përfshirë./Versus.al

Poll