
Presidenti Bajram Begaj dhe Kuvendi do të njoftohen nga Gjykata Kushtetuese tashmë zyrtarisht për mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas për t’i hapur rrugë zëvendësimit të saj.
Anëtarët e Kushtetueses kanë votuar me 5 vota pro dhe 2 kundër sa i takon daljes në përfundimin se mandati i saj ka përfunduar më 25 prill të 2025-ës dhe me vendimin e sotëm, vakanca shpallet zyrtarisht.
Ky rast pati shumë komente në media për shkak se Presidenti Bajram Begaj i kishte kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të shprehej. Në dispozitivin e vendimit, Gjykata ka deklaruar se mandati i gjyqtares Sonila Bejtja ka përfunduar më 25 prill 2025. Po ashtu, institucioni ka urdhëruar njoftimin e Presidentit të Republikës si organi i emërtesës, si dhe njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë. Versus.al
