
Kuvendi ka sqaruar ditën e sotme ndryshimet e fundit në Kodin e Punës që kanë të bëjnë me lejen vjetore të punonjësve. U bë e ditur se përmes këtyre ndryshimeve, leja vjetore e punonjësve nuk do të jetë më 4 javë kalendarike, por 22 ditë pune.
Kuvendi sqaroi se llogaritja është bërë më ditë pune dhe jo kalendarike, dhe kjo ndodhi për arsye lehtësuese.
Sipas tyre llogaritja e lejes do të kishte më shumë sens dhe do të ishte më e lehtë për punëmarrësit nëse do të paraqitej me ditë pune.
Krahasuar me lejen e mëparshme vjetore që ishte 4 javë kalendarike, që përllogaritet në 20 ditë pune, Kuvendi bëri më dije se me këtë ndryshim punonjësve u janë shtuar dy ditë lejeje.
“Ishte 4 javë kalendarike u bë 22 ditë pune. E bëmë me ditë për t'i dhënë kuptim qëllimit që nëse punëmarrësi kërkon dy ditë a tre ditë nga leja të ketë sens llogaritja kur leja është me ditë jo me javë. 4 javë kalendarike janë 28 ditë. 22 ditë punë janë pa llogaritur të shtunë, të diel ose nga e hëna në të premte. 22 plus 4 fundjava, të diela dhe të shtuna, domethënë 8 ditë, janë 30 ditë. Me ndryshimet në Kodin e Punës, punonjësve u kemi shtuar 2 ditë”, sqaron Kuvendi./ Versus.al








