Operacioni antidrogë i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet në kuadër të cilit u arrestuan 5 persona, ka vijuar edhe pas mesnatës në lagjen “Kodra e Diellit 2” ku u zbulua edhe një laborator kokaine në zonën që njihet si ‘lagjia e VIPA-ave’.
Një prej 10 të arrestuarve është nga Venezuela. Ndërsa deri më tani po kryhen kontrolle edhe në banesa të tjera pasi dyshohet se grupi kriminal ndërronte vazhdimisht vilat për të shmangur rënien në sy dhe për të humbur gjurmët.
Operacioni i djeshëm zhvillua në disa zona si Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz, Qerek dhe Tiranë te Kodra e Diellit.
Në fshatin Qerekë të Fushë Krujës u zbulua një tjetër laborator droge. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe përzierës. Operacioni u zhvillua si bashkëpunim mes SPAK dhe autoriteteve spanjolle, ndërsa sot pritet që policia të zbulojë më shumë detaje rreth aksionit. Versus.al








