AKTUALITET /

Laboratori i kokainës në Frakull, identifikohen edhe 5 persona të përfshirë! Droga vinte nga Kolumbia

Për fraksionin e parë të dosjes, janë dënuar 10 persona.

Shkruar nga Versus
Laboratori i kokainës në Frakull, identifikohen edhe 5 persona të
Laboratori i kokainës në Frakull, Fier

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përparuar në hetimet për trafikun ndërkombëtar të drogës nga Kolumbia drejt Shqipërisë përsa i takon laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit.

Me urdhër të SPAK, GJKKO ka caktuar masë sigurie “arrest me burg” për 5 persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës. Tre prej tyre, K.Gj, M.Gj dhe A.Z u arrestuan ditën e djeshme, ndërsa dy të tjerë, K.M dhe D.K janë shpallur në kërkim.

Në janar të këtij viti, dosja për të cilën hetimet nisën në vitin 2022 kur u kapën 485 kg kokainë, u nda në disa fraksione. për episodin e trafikut nga Kolumbia të kokainës së fshehur në pleh organic, janë dënuar 10 shqiptarët: N. Gj., V. Ç., D. Ç., K. V. (alias K.), Z. Ç., E. F., R. M., J. M., B. M. dhe M. R., ndërsa vijon gjykimi ndaj një shtetasi kolumbian, S. R. R.

Hetimet e kryera së fundmi kanë bërë të mundur identifikimin e pesë personave të tjerë që kishin bashkëpunuar për këto vepra penale. Në kuadër të këtyre hetimeve, janë kryer edhe disa kontrolle në banesa, automjetet e personave të përfshirë duke bërë që të sekuestrohen:

1 automjet Land Rover Range Rover Sport, viti i prodhimit 2018;

1 automjet Land Rover Range Rover Evoque, viti i prodhimit 2012;

1 automjet Land Rover Discovery, viti i prodhimit 2012;

1 automjet Land Rover Range Rover Velar, viti i prodhimit 2017;

2 aparate celularë.

Hetimet vijojnë për administrimin e provave të tjera dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

Poll