
Një tjetër dëshmi tronditëse është zbardhur nga dosja e grupit kriminal të drejtuar nga Laerti, i cili komandonte atentate dhe vrasje nga Greqia. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Artan Tafani rrëfen me detaje mënyrën si ishin urdhëruar të eliminonin Elton Mermalin, ish-anëtar i bandës së Aldo Bares.
Sipas Tafanit, Laerti e kishte fiksuar që nga Greqia ta vriste Mermalin, pasi ky i fundit “ishte përdorues, kishte dalë nga burgu dhe bredhte rrugëve”. Tafani deklaron se e njihte Mermalin pasi kishin qëndruar së bashku në paraburgim.
“Laerti na tha qe do më sillni Elton Mermalin ka qenë i bandës Aldo Bares, donte ta vriste. Gjatë kohës që ishte në Greqi, thontë për Mermalin se ai sa kishte dalë nga burgu ishte përdorues. Nuk ishte mirë ai, bridhte rrugve. Unë e njihja sepse e kam pasur në paraburgim atë ccunin. Na tha Laerti nisuni për Lushnje do presësh Elton Mermalin. Na dha 300 euro, kanë qenë prerje 100, na i dha per rrugë. Mora Lulëzimin u nisëm per Lushnje. Kaluam për Peqin dhe do gjenim vend për ta vrarë, poshtë urave e gjithë andej. Per ccdo gjë flisnim me Laertin, na thonte ai ccdo bënim.”- tha ai.
Ai tregon se e gjeti Eltonin para shtëpisë së tij në Lushnje. Me një skemë të thjeshtë, e ftoi që ta shoqëronte për të marrë një “mall të premtuar”. Nëpër ferra Tafani e qëlloi me një plumb në trup, ndërsa Lulzim Arapi që e shoqëronte, e ekzekutoi me dy të tjerë, me armë me silenciator që i kishte sjellë vetë më parë.
“Si përfundim parkoj makinën dhe e gjej përpara shtëpise së tij. Hajde i them unë këtij më ndiq nga mbrapa. Mar makinën unë dhe kthehem, me ndjek ky mua. Më hipën në makinë dhe ikëm te shtëpia ime. Lulzimi ishte te shtëpia ime me priste. I them unë ketij marim Lulzimin dhe nje shokun tim dhe ikim marim mallin që te kam premtuar. Lulezimi u nis përpara mbrapa, i thash e kemi fshehur te ferrat.
Sa mbërritëm aty, i gjuajta unë atij nje tek plumb sa vajtëm dhe ika me vrap. Armën ma dha Lulzim Arapi ishte me silenciator. I gjuan me dy plumba të tjerë dhe Lulzim Arapi. Isha 5-10 metra afër kur i gjuajti Lulzimi. Hipëm në makinë dhe ikëm, unë isha në timon. Mere armën i them une dhe ccmontoje, sa dolën në rruge kryesore Peqin-Elbasan.”-tha ai.
Pas vrasjes, teksa ishin në arrati drejt Peqinit, ndodhi dhe një incident grotesk: Lulzimi, ndërsa po çmontonte armën për të fshehur provat, u plagos vetë në këmbë nga pakujdesia.
Silenciatorin dhe fishekët e mbetur i hodhën te ura e Rrogozhinës për të zhdukur gjurmët. Tafani thotë se e ka mjekuar vetë në shtëpi.
“Ky po i hiqte fishekët, se cca bëri nje gabim dhe shkrepi armën plagosi veten ne këmbë të gishti. I hyri plumbi tej per tej në mish. U panikosëm, u ccorientuam dhe pastaj i them Laertit unë. Aty te ura e Rrogozhinës hodha silenciatorin dhe fishekët qe ngelën dhe ika se kisha këtë të plagosur në makinë. Po flisja me Laertin gjatë kësaj kohe dhe me tha merr keto ilacvet për ta mjekuar. E mar e çoj te shpia e mjekoj atje.”- rrëfeu Tafani. Versus.al







