
Bordi i Transparencës ka marrë vendim për çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri. Me vendimin e sotëm, nafta do shitet 203 lekë për litër, duke shënuar një ulje të lehtë prej 3 lekësh.
Ndërsa benzina do shitet me 180 lekë litri duke shënuar ulje me vetëm 1 lekë. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi nga ora 11;30 e ditës së sotme dhe do jenë të aplikueshme deri në mbledhjen e radhës së bordit.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër”- thuhet në njoftimin e Bordit. Versus.al

