Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është paraqitur mëngjesin e së martës në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Kjo është hera e dytë që deputeti shkon në organin e posaçëm pasi në mars të 2023-it kishte shkuar për të kallëzuar Partinë Socialiste mbi programin “aktivisti” të cilin e konsideronte si pengesë për vullnetin e zgjedhësve për zgjedhjet vendore të 14 majit, 2023.
Ende nuk dihen arsyet përse Bylykbashi është paraqitur sot në organin e akuzës. Versus.al
