AKTUALITET /

Vrasja e Egli Progës, pas 15 muajsh Gjykata e Korçës nxjerr nga qelia dy të akuzuarit

Pas 15 muajsh në paraburgimin e Drenovës, tre ditë më parë gjykata vendosi t’i largojë nga qelia dhe t’i vendosë në “arrest shtëpie”, me argumentin se afatet ligjore të qëndrimit në paraburgim kanë skaduar.

Shkruar nga Versus
Vrasja e Egli Progës, pas 15 muajsh Gjykata e Korçës nxjerr nga
Viktima Egli Proga

Gjykata e Korçës ka lehtësuar masën e sigurisë për Leonidha Guçen dhe Denis Meçen, të arrestuar për vrasjen e Eglantin Progës në Pogradec.

Pas 15 muajsh në paraburgimin e Drenovës, tre ditë më parë gjykata vendosi t’i largojë nga qelia dhe t’i vendosë në “arrest shtëpie”, me argumentin se afatet ligjore të qëndrimit në paraburgim kanë skaduar.

Ndërkohë, Prokuroria e Korçës vijon hetimet dhe është ende në pritje të akt-ekspertimit, pasi një pjesë e pamjeve filmike të ngjarjes rezulton e fshirë.

Fillimisht dosja ishte dërguar për gjykim me disa të pandehur, por dëshmia e Denis Meçes në prokurori solli rikthimin e saj për rihetim.

Aktualisht hetuesit presin rezultatet e ekspertizës që po kryhet në një laborator kompjuterik në Itali, në përpjekje për rikuperimin e pamjeve të humbura dhe sqarimin e rolit të të dyshuarve.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën 10 gusht të vitit të kaluar në Pogradec, pranë vendit të njohur si agjencia.

Egli Proga u gjet pa ndjenja në rrugë dhe u dërguar me urgjencë në spital, ku humbi jetën.

Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për ngjarje aksidentale, por më pas u zbulua se ai ishte rrahur për vdekje nga Denis Meçe, 29 vjeç./Versus.al

Poll