AKTUALITET /

Reshjet e dendura të shiut në Lezhë, përmbytje në disa lagje dhe mungesë e energjisë elektrike

Në disa lagje nivel i ujit arrin deri në 40 centimetra duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe makinave.

Shkruar nga Versus

Reshjet e dendura të shiut në Lezhë, përmbytje në disa

Lezhë- Reshjet e shiut kanë përmbytur disa lagje të qytetit gjatë mesnatës. Në lagjet “11 janari” dhe “Besëlidhja” sistemi i kanalizimeve nuk ka arritur të përballojë prurjet e mëdha të reshjeve të shiut duke shkaktuar përmbytje në një sipërfaqe prej rreth 11.2 hektarësh.

Mësohet se niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Gjithashtu edhe në disa segmente të aksit Lezhë-Shëngjin ka patur përmbytje. Në pjesën më të madhe të territorit të qarkut raportohet edhe mungesë e energjisë elektrike për shkak të motit të keq. Ekipet përkatëse po punojnë për normalizimin e situatës. Versus.al

Poll