MAGAZINË /

Reshje shiu me shtrëngata dhe stuhi, si parashikohet të jetë moti për sot! Rrrezik përmbytje në këto zona

Parashikimi i motit,

Shkruar nga Versus

Reshje shiu me shtrëngata dhe stuhi, si parashikohet të jetë moti

Vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e shiut priten të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Vetë zv.kryeministrja Belinda Balluku zhvilloi dje një mbledhje në agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile ku bëri thirrje që të ketë një bashkërendim për të menaxhuar sa më mirë situatën dhe për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve në rast nevoje. Në veri të vendit, parashikohet që situata me reshje shiu të jetë më e ngarkuar krahasuar me qarqet e tjera. 

Reshjet e shiut do të vijojnë gjatë gjithë ditës të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa lokalisht pjesa perëndimore me reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Në majat e maleve në verilindje dhe në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në
momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri 20m/sek Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-5 ballë. Versus.al

Poll