Jonaid Myzyri kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Kjo është hera e dytë që Myzyri thirret për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm lidhur me disa tendera publikë të dyshuar si korruptivë.
Më 20 shkurt të këtij viti, Myzyri nuk dha sqarime para mediave teksa doli nga ambientet e SPAK ku ishte marrë në pyetje për rreth 2 orë. Burime bëjnë me dije se marrja e tij në pyetje lidhet me ankimet e bëra mbi procedura tenderuese ku dyshohet për marrëveshje të fshehta paraprake mes komisionit dhe firmave fituese.
Mësohet se mbi 20 praktika tenderuese janë në në verifikim nga prokuroria. Myzyri e mban këtë post që prej vitit 2021. Versus.al








