AKTUALITET /

Sërish emigrantë/ Të enjten zbarkojnë dy anije në Gjadër. Nis zbatimin marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë

Në total, priten 40 persona, një numër që përkon me kapacitetin aktual të strukturës së ndërtuar në kampin e Gjadrit, tashmë e konvertuar me dekret të qeverisë italiane.

Shkruar nga Versus

Sërish emigrantë/ Të enjten zbarkojnë dy anije në

Të enjten pritet të nisin zyrtarisht transferimet e para të emigrantëve nga Italia drejt Shqipërisë, në kuadër të marrëveshjes mes dy qeverive për ngritjen e një Qendre të Paraburgimit për Riatdhesimin në Gjadër.

Burime nga autoritetet portuale shqiptare bëjnë me dije se anija e parë, me 15 emigrantë të nisur nga Brindizi, pritet të mbërrijë në portin e Shëngjinit rreth orës 15:00 të ditës së enjte. Ndërkohë, një anije e dytë me 25 emigrantë të tjerë parashikohet të mbërrijë po atë ditë, rreth orës 19:00.

Në total, priten 40 persona, një numër që përkon me kapacitetin aktual të strukturës së ndërtuar në kampin e Gjadrit, tashmë e konvertuar me dekret të qeverisë italiane në CRP.

Transferimi i emigrantëve vjen si pjesë e zbatimit të marrëveshjes dypalëshe për menaxhimin e flukseve migratore, një proces që ka ngjallur debat si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: